Taksa prej 100% , do e sjell Johannes Hahn në Kosovë
Komisioneri për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn do të jetë në Kosovë me datë 3 dhjetor.
Siç bëhet e ditur, fokusi kryesor i vizitës së tij do të jetë vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, shkruan Telegraf, përcjell Albinfo.ch
Qëllimi i vizitës do të jetë edhe përsëritja e qëndrimit të BE-së rreth kësaj çështje, duke bërë thirrje për revokimin e këtij vendimi.
Ai, gjithashtu do të nënvizojë nevojën për t’u përqendruar në përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal.
Gjatë vizitës në Kosovë, Komisioneri do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, përfaqësues të Qeverisë përfshirë Kryeministrin Haradinaj, si dhe përfaqësues të Opozitës.