Kosova në grup me pesë skuadra, Anglia kundërshtari më i vështirë
Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2020.
Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në këto kualifikime, pas pranimit me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA në vitin 2016.
Dardanët janë në Grupin A, ku nga vazo e parë do të përballet me Kombëtaren e Anglisë.
Kundërshtari i Kosovës nga vazo e dytë do të jetë Çekia.
Ndërkohë Kombëtarja e Bullgarisë dhe ajo e Malit të zi do të jenë dy kundërshtarët e radhës.
Kosova do të jetë në grup me vetëm pesë skuadra.
Ndeshjet e para për kualifikimet e Kampionatit Evropian fillojnë në muajin mars të vitit 2019.