Komentatori i njohur nga Shqipëria, Dritan Shakohoxha, e ka dhënë një deklaratë interesante në SuperSport pas hedhjes së shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian, raporton Insporti.com.
Gjatë një debati rreth Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës, Shakohoxha ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen. “Shqipëria dhe Kosova në të ardhmen do ta bëjnë një ekip. Kështu do të shkojmë punët”, theksoi Shakohoxha.
Ai tha se Kosova dhe Shqipëria në situatën momentale duhet që të përkrahen nga të gjithë shqiptarët. “Kosova do të jetë befasia e madhe. Ka lojtarë të ri në moshë dhe ka treguar lojëra të bukura në Ligën e Kombeve. Kosova ka realizuar më së shumti gola”, ka thënë Dritan Shakohoxha