Pak nga pak dhe të gjithë nga pak dhe të gjithë po ndikojmë në ndotjen e ambientit sidomos gjatë sezonit të dimrit kështu mendojnë qytetarët dhe ekspertë të fushës.
Përveç tymtarëve, tymi i makinave dhe përdorimi i thëngjillit për ngrohje nga familjet po ndikon në ndotje të ajrit, thonë qytetarët.
Çështja e thëngjillit edhe sikur të përdorej në mënyrë të kontrolluar apo mre filtera pastrues kishte me pasë një ndikim më të vogël megjithatë situata ekonomike e bën të munshme që mos të përdorin njerzit atë mundësi lëndë djegëse se nuk kanë mundësi.
Thëngjilli, nafta dhe gazi janë ndotës potencial i ajrit thotë profesori Universitar Nexhat Balaj.
Shumica e banorëve ngrohen përmes thëngjillit I cili ne e dimë që është një karborant fosil i cili ndikon shumë në ndotjen e ambientit poa shtu edhe ngrohja me dru ndikon në ndotjen e ambientit por janë disa masa që edhe institucionet edhe shteti duhet ti marrin në mënyrë që të kemi një ajr më të pastër.
Megjithatë sipas profes Balajt vegjetacioni urban është hap esencial i mundshëm.Të punohet akoma më shumë me harmonizimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian apo m eakuisin mjedisor të ndikohetb shtimin e vegjetacionit urban të hapsirave të gjelbra në hapsira urbane sepse në mënyrë direkte këto hapsira ndikojnë në pastrimin e ajrit.
Ajri pastër për jetë të shëndetshme ndërlidhet me investime në infrastrukturë ambientale.
Ndërsa kogjenerimi do të ndihmonte në parandalim të ndotjes me ajër të ndotur për pasojë të lëndëve djegëse me origjinë fosile shton Profesori Universitar i mjedisit ekologjik urban Nexhat Balaj.