Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se komisioneri Johannes Hahn ka të drejtë që taksa 100% mbi produktet e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës është obstruktive.
Rama përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” tha se me këtë veprim sipas tij Kosova nuk ka fituar asgjë deri tani, me qasjen e saj konstruktive.
“Komisioneri Hahn ka të drejtë! Taksa 100% mbi produktet e Serbisë&Bosnje-Hercegovinës është obstruktive, po çfarë ka fituar deri më tash Kosova me qasjen e saj konstruktive?
Hiç % të asaj që ka merituar!
E pra, ajo nuk është një taksë që duhet gjykuar, po një klithmë që duhet dëgjuar”, shkruan Rama.