Pas dështimit në UNESKO para një kohe të gjatë, dështimit në INTERPOL para një kohe të shkurtër dhe lajmit dëshpërues para pak orësh për liberalizim vizash më 2020, populli i Kosovës është në dëshpërim, zhgënjim e pikëllim të thellë, qoftë ndaj Bashkimit Evropian (BE), e sidomos ndaj koalicionit qeveritar aktual.
Pas këtij pikëllimi kombëtar, duhet të mos sillemi sikurse nuk ka ndodhur asgjë dhe të vazhdojmë me të njëjtën Qeveri, kryeministër, kryeparlamentar dhe president. Sonte, duhet të vetëdorëhiqen të gjithë këta pa dallim dhe të lind një drejtim i ri, shpresë e re dhe kthimit të besimit te qytetarët. Sonte bashkëndjej me tërë popullin e Kosovës për dëshpërimin e madh dhe krejt çfarë mund të them është: Megjithatë, ka shpresë e mos u dëshpëroni! Ka njerëz të mirë, të mençur dhe që e duan këtë vend dhe të kthehen gjërat mbarë, ndonëse sa ma shumë zgjatë kjo Qeveri, dëshpërimi do të thellohet!
Thellë në zemër bashkëndjej mërzinë e qytetarëve të Kosovës! BE e ka tepruar, por kritikat dhe shigjetat në radhë të parë t’i drejtojmë kah kjo Qeveri skandaloze!