Në mbledhjen e fundit të vitit 2018K.Zh.E.A. U aprovua raporti i punës së K.Zh.E.A për vitin 2018, si dhe plani i punës për 2019 të K.Zh.E.A.
Ku gjatë këtij viti prej emerimit të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe konstituimit të komitetit kemi mbajtur gjithsej 8 takime ,në të cilat takime janë trajtuar mbi 21 aktivitete, me një numër të konsiderueshëm të rekomandimeve kryesisht për Komisionin e aksionarëve të “Stacionit të Autobusëve”Sh.A dhe Komisionin e aksionarëve të “Tregut”Sh.A. Ku deri në fundvit kemi një realizim mbi 90% të planit të punës së K.Zh.E.A.
Gjatë aktivitetit të K.Zh.E.A kemi pasur një mbështetje dhe vullnet për të realizuar planin e punës edhe nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik. I falënderoj drejtorët dhe besojmë që punët e mira do ti vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm.
Puna e mirë nuk mund të bëhet pa pasë profesionalizmin, vullnetin dhe dëshirën e të gjithë anëtarëve të komitetit,të cilët ishin gjithmonë mbi partitë dhe në të mirën e qytetit !