Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot në takimin e fundvitit shërbyesit civil, të cilët i ka falënderuar për punën dhe angazhimin e madh që kanë treguar në vitin 2018.
Por, ai pati një kërkesë të veçantë për ta.
“Në zhargonin e huaj në Europë thuhet që shërbyesi civil i ka për obligim dy çështje të mëdha t’i thotë gjatë tërë ditës: Hi dhe Bye. E përshëndet që ka ardhur dhe që po shkon. Nëse kurgjë më shumë, njerëzve tanë mund t’ju themi ‘Mirëdita’ dhe ‘Ditën e Mirë. Ju lus që fjalët e rënda t’i kurseni në veçanti ndaj njerëzve që vijnë për shërbime, qofshin ata brenda apo jashtë vendit. Mirësjelljen e kemi kulturë dhe duhet ta reflektojmë edhe në shërbim. Lutem që në çdo familje në vitin 2019 të ketë gëzim, lumturi, dashuri e suksese. Gëzuar 2019!”, ka thënën Haziri.