Këto ditë janë shtuar dukshëm aksidentet në trafik. Përkatësisht për vetëm dy ditë, kanë ndodhur mbi 100 aksidente.
E dje u festua ndërrimi i motmoteve, ndodhën 60 aksidente, që është numër më i lartë se qe ndodhë zakonisht.
Prej këtyre aksidenteve, një ka qenë fatale ku një grua vdiq nga aksidenti i rënë në Penuh të Podujeves, ndërsa 23 me të lënduar e 37 pa të lënduar.
Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon për kujdes në trafik, derisa edhe numri i tiketave të shqiptuara është gjithmonë në rritje.
Ndërsa, kujtojmë që javën e fundit të 2018-ës vdiqën gjashtë persona në aksidente, prej tyre një i mitur.