Pas 10 vitesh hasmëri, Familja Shkodra nga Sadovina e Çerkezëve të Komunës së Vitisë, i ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Metallari nga Mjaki i Vitisë, duke falur gjakun e djalit të tyre.
Lulzim Shkodra, u vra në vitin 2007 nga një djalë i familjes Metallari.
Pajtimi mes familjeve, u bë në xhaminë e fshatit Sadovinë, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të Bashkësisë Islame, komunës dhe banorë të shumtë.
I kapluar nga emocionet pasi fali gjakun e djalit, Avdi Shkodra, tha se ndjehet më mirë që ka arritur të marr këtë vendim, por tha se e bënë këtë pasi nuk është e mirë, sipas tij, jeta në hasmëri.