Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e Këshillit Drejtues të datës 03.01.2019 ka vendosur që greva të pezullohet dhe ti hapet rrugë dialogut social me qeverinë sipas afateve të premtuara deri në miratim të Ligjit mbi Pagat.
Këshilli Drejtues gjatë kësaj mbledhje ka vendosur që Kryesia e Federatës të monitoroj procesin e grupit negociator dhe sipas rrjedhes të informoj Këshillin Drejtues të Federatës i cili do të ndermarr hapat e mëtutjeshëm sindikal.
Për çdo manifestim (grevë, protestë) të organizuar jashtë vendimeve të Këshillit Drejtues të FSSHK-së nuk do të mbajë përgjegjesi.
“FSSHK distancohet përfundimisht nga grupet që organizojnë greva apo bojkote të punës sepse jemi te vetëdijshëm që popullata ka nevojë për shërbime, ndërsa për realizimin e qëllimeve tona ne do të ndjekim rrugën e dialogut social deri kur strukturat relevante vendimmarrëse nuk e cenojnë interesin e mantelbardhëve.” thuhet në njoftimin e FSSHK-së.