Në Pozharan në Lagjen e Muhaxherve sot në një ceremoni të organizuar nga familja Ostërgllava në prani të një numri të madhë të qytetrave në shenjë të përkujtimit të 74- vjetorit të vrasjës nga dora serbo-qetnike u zbulua busti i dëshmorit veprimtarit dhe humanistit të njohur të kësaj ane , Rexhë Ostërgllava – i njohur në popull si Rexhë Gërba i vrarë nga serbo-qetniket në janar të vitit 1945 atëhërë kur tashmë kishte përfunduar Lufta e Dytë Botërore .
Duke folur rreth një biografije të shkutër të këtij atdhetari dhe humanisti, njëri nga nipat e tij, Bujar Ostërgllava, tha se kjo ditë kur po e vendosim në bronz figurën dhe personalitetin e gjyshit tonë, shënon kujtimin për dëshmorin dhe se busti që do ta zbulojmë sot do të jetë një udhërrëfyes për brezat e rinj se mbrojta e atdheut është një mision i secilit.
Duke folur tutje në emër të familjes për gjyshin e tij Bujar Ostergllava, tha se duke perjetsuar kujtimin për atdhetarin dhe humanistin –gjyshin tonë kujtojm kohen e rilindjed kombetare shqiptare por edhe një pjesë të epokës otomane kur ka jetuar dhe ka punuar gjyshi ynë Rexhë Ostërglllava i cili ishte i njohur pos si atdhetar edhe si humanist i njohur.
Rexhë Ostërgllava ishte njëri nga shumë viktimat e masakrës së njohur ndaj banorve të Pozharanit që kishin bërë serbo –qetnikët , duke filluar në rrahjën, maltretimin e shumë qytetarëve të Pozharanit në Xhaminë e këtij lokaliteti, ku me dru u mbytën 4 pozharanas e për të vazhduar edhe në Burgun e Gjilanit, ku u dërguan shumë qyterarë të Pozharanit e në mesin e viktimave ishte edhe atdhetari dhe humanisti Rexhë Ostërgllava i njohur si Rexhë Gërba.
Në këtë ceremonni të zbulimit të bustit të këtij dëshmori u tha se duke përkujtuar personalitetin e tij ne përkujtojmë edhe shumë viktima dhe emra të njohur të këtij lokaliteti të cilët kurr dhe asnjëherë nuk iu përkulën okupatorve.
Rexhep Ostërgllava, ishte nje aktivist i shquar i qështjes kombetare. Ai nuk ndalej nga veprimtaria e tij atdhetare bashkë me shum patriot të kohës por edhe duke ndihmuar finaciarisht Lëvizjen për çlirim dhe bashkim të shqiptarëve. Shtëpia e tij në Pozheran ishte shëndrruar bazë e sigurt për patriotët e kohës të cilët aty gjenin besnikërine, ndihmën por edhe përkrahjen e Agës Rexh” – tha Bujar Ostergllava, nip i Rexhep Ostergllaves.
“Veprimtaria e tij atdhetare u kishte rënë në sy qetnikëve serb të cilët e arrestojn dhe e vrasin bashkë me mijëra shqiptar të tjerë në masakrën e e njohur të Gjilanit”- tha Ostergllava.