LDK gjithmonë është sulmuar nga rivalja e saj e gjatë në politikë, PDK-ja. Sulmet më të mëdha ndaj nesh kanë qenë duke na fyer: tinëzarë, frikacakë, të urtë, ‘amkademikë’ (cinikë ndaj nesh me më së shumti akademikë) etj. Këto ditë, si në kor, PDK me satelitët e vet jo hapësinorë, por tokësorë e nëntokësorë, po e sulmojnë shumë LDK-në, kinse që nuk po i bëhet patericë një Ekipi po ashtu patericë të presidentit Hashim Thaçi. Por sikur tregoi sondazhi i një partie tjetër opozitare, PDK po e sulmon LDK-në për shkak që po ka rritje masive të popullaritetit, e duke shpresuar se me sulme ndaj nesh, e ‘ftohin’ popullatën ndaj LDK-së. Por mashtrohen keq, sepse me sulme të pabaza, ne vetëm rritemi; ne vetëm forcohemi; ne vetëm vijmë dhe e udhëheqim vendin me urtësi e pa ‘alltia’ në dasma dhe nuk themi se e kemi ‘alltinë’, traditë, sikurse kryeministri aktual, e për një muaj rresht pastaj, të shfaqen maskat që grabisin me armë para kamerës, gjatë ditës dhe marrin edhe jetë njerëzish.
PDK duhet të ndal sulmet, por të shkon në opozitë dhe të lë hapësirë për legjitimitet të ri në qeverisje, e dialogun ta drejtojë një Qeveri e re, me zgjedhje të reja e njerëz të urtë e profesionistë si LDK-ja!
Faleminderit popull i Kosovës për përkrahje masive që po na jepni gjithmonë, prej themelimit të LDK-së!