Gjilan,07 Janar-Ditën e sotme skuadra e Gjilanit ka arritur marrëveshje edhe me dy futbollistë të tjerë.Bëhet fjalë për Vilson Lilën dhe Klejdi Koçin.
-Vilson Lila i cili luan pozitën e mbrojtësit të qendrës,vie nga klubi i Kastriotit nga Superliga e Shqipërisë.29 vjeçari ka bërë karrier brenda Shqipërisë,ku më parë ishte edhe pjesë e Kukësit.
-19 vjeçari Klejdi Koçi i cili luan pozitën e mesfushorit,vie nga shkolla e futbollit nga Tirana,KF Therm Tirana ku ndërvite ishte lojtar i dalluar në gjeneratën e tijë dhe kishte spikatur me paraqitjet e tijë në kategorinë e juniorëve në Shqipëri.