Një kompani e sigurimeve me seli në Kalifornia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), po del se ka kopjuar llogon e Ushtrisë së Kosovës. Kjo kompani është licencuar shtatë vjet pas dizajnimit të llogos së Ushtrisë së Kosovës.
“American Premier Security”, është biznes i cili është regjistruar më 23 dhjetor të vitit 2016. Në faqen zyrtare të regjistrimeve të bizneseve në Kaliforni, “American Premier Security” , thuhet se për momentin është aktive, shkruan Gazeta Insajderi
Llogoja e Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK), e cila është transformuar në Ushtri më 14 dhjetor të vitit të kaluar, ka zyrtarizuar llogon e saj në vitin 2009 të punuar nga dy dizajnerë nga Kosova, Taulant Qerkini dhe Albin Gagica.
Taulant Qerkini ka dhënë detaje për Gazetën Insajderi lidhur llogon e Ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se llogoja aktuale e Ushtrisë së Kosovës është e ridizajnuar ngase ka qenë shumë e ngarkuar.
“Në vitet 2008 – 2009 janë bërë zyrtare llogot e FSK-së dhe deri në vitin e kaluar njerëzit nuk e kanë varjet si llogo sepse nuk ka qenë ushtria e themeluar. Para 2008 – 2009 kanë qenë disa simbole më të ngarkuara do të thotë ka qenë procesi për mi ridezajnu mi bo ma moderne, këtë e kanë pa dikund si llogo edhe e kanë kopju”, ka thënë Qerkini.
Qerkini është i bindur se kompania e sigurimeve në Amerikë është ka kopjuar llogon e Ushtrisë së Kosovës. Ai është shprehur se llogoja e kompanisë së sigurimit amerikanë ka një detaj më ndryshe se ajo e ushtrisë.
Kjo kompani e ka marr shqiponjën po një element është që janë pesë vija, ndërsa në rastin e FSK-së janë gjashtë vija, që janë yje të flamurit të Kosovës, e në rastin e këtyre ata e kanë larguar njërën nga vijat domethënë janë pesë vija, për arsye të dizajnit grafik pasi që ja ka zënë emrin e shkrimit poshtë”, ka treguar Qerkini, për Insajderin.
“Ndërsa për punën e plagjiaturës edhe për tjerat sene besoj që duhet me fol me FSK-së, për punën që kur e kanë zyrtarizuar ata punën si llogo”, ka shtuar ai.
Ndërsa Ibrahim Shala zëdhënës i Ushtrisë së Kosovës ka thënë për Gazetën Insajderi se ata e respektojnë llogon e tyre çfarë do që të jetë ajo.
Shala ka thënë se për momentin nuk mund të flasë diçka më shumë lidhur me lajmin pasi që nuk ka informata të mjaftueshme.
“Për momentin nuk kam të dhëna për t’i dhënë. Për neve është e rëndësishme se na e vlerësojmë atë emblemë tonë origjinale edhe të tjerët kanë mujt me marr ose me u frymëzua ose me vjedh, e vetmja deklaratë është që na e vlerësojmë emblemën tonë origjinale të krijuar prej neve, ndërsa për diçka më shumë e lëmë nesër”, ka thënë Shala për Insajderin.
Ndërsa Albian Gagica, njëri nga dizajnatorët e llogës së Ushtrisë së Kosovës, ka reaguar në lidhje lajmet e fundit se llogo e ushtrisë është e ngjashme me një kompani të sigurimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gagica ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook ku ka sqaruar lidhur llogon e Ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se simbolet e Kosovës janë punuar në vitin 2009.
“Një sqarim i vogël për hatër te profesionalizmit e njerezillekut. Simbolet e FSK-se janë punu ne vitin 2009 dhe janë origjinale. Një ekip profesionist e kreativ ka shpenzua kohe e energji ne krijimin e tyne para 10 vjetëve. I kemi punu me skica, një nga një”, ka shkruar Gagica.
Ai ka thënë se është duke provuar të kontaktojë me kompaninë e cila po raportohet se mund të ketë kopjuar llogon e ushtrisë.
“Nëse dikush ka kopju e “vjedh”, ajo është kompania e sigurisë me te cilën po mundohem me kontaktu. Ne Amerike ka ligje qe i mbrojnë te drejtat autoriale edhe janë kundër plagjiaturës”, ka shkruar Gagica.
“Ju kisha lute mos me spekulua e akuzu pa kurrfarë provash e me tendenca negative”, ka përfundaur Gagica. /Insajderi.com