Projektligji për Paga në sektorin publik, i cili është pjesë e pakos së ligjeve për reformim të administratës publike, ende nuk ka kaluar në lexim të dytë
Personeli mjekësor, si dhe mësimdhënësit në Kosovë kanë paralajmëruar greva të përgjithshme nëse nuk përfillen kërkesat e tyre për rritje të pagave
Personeli mjekësor ka kërkuar që Projektligji për Pagat të kalojë në të njëjtën ditë me buxhetin e Kosovës për vitin 2019, ndërsa mësimdhënësit kanë kërkuar që të ngrihen për 30 për qind koeficientet për mësimdhënësit.
Projektligji për Paga në sektorin publik, i cili është pjesë e pakos së ligjeve për reformim të administratës publike, ende nuk ka kaluar në lexim të dytë. Për më shumë, nuk pritet që as këtë muaj të shkojë në Kuvendin e Kosovës, pasi që ai ende nuk ka kaluar te Komisioni për Buxhet dhe Financa.