Kur është përmendur dialogu i Kosovës me Serbinë jo rrallëherë është përmendur edhe situata në Luginën e Preshevës dhe pozita e shqiptarëve atje. Edhe nga shqiptarët e Luginës është kërkuar që të trajtohet çështja e tyre në bisedimet Kosovë-Serbi.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në një deklaratë për gazetën “Zëri”, është shprehur optimist se delegacioni i Kosovës do t’i shprehin interesat e tyre për të gjetur zgjidhje për një marrëveshje të qëndrueshme në tavolinë gjatë bisedimeve me Serbinë, megjithëse nuk ka pritur të jenë pjesë e ekipi negociator.
Ai këtë momentum politk e ka vlerësuar si moment të fundit për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për shqiptarët e Luginës.
Ndërkohë, kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, ka thënë se mospërfshirja e përfaqësuesve të Luginës në ekip negociator, nuk përbën problem të madh, transmeton “Zeri.info”.
Mustafa për gazetën “Zëri”, ka thënë se duhet të ndihet përgjegjësi për shqiptarët e Luginës dhe rezoluta e miratuar në parlament obligon institucionet kosovare të merren me statusin e shqiptarëve të Luginës./ZËRI/