Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një postimi në profilin e tij, u ka bërë thirrje vozitësve që t’u përshtaten kushteve atmosferike dhe të mos dalin pa pajisje dimërore.
Ja postimi i plotë:
Bora nuk po ndalet e as puna për ta pastruar atë. Kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës janë në teren gjithandej Kosovës për të mundësuar qarkullim në të gjitha rrugët rajonale, nacionale dhe autostrada.
Shoferë, keni kujdes, përshtatjuni kushteve atmosferike dhe mos dilni pa pajisje dimërore!