Reshjet e dendura të borës kanë vazhduar që të mbizotërojnë në territorin e Kosovës. Këto reshje do të vazhdojë të bien sot dhe nesër paradite, me pas gjendja do të qetësohet pak por do të ketë sërish reshje gjatë ditëve në vazhdim.
Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka thënë për lajmi.net se në bazë të matjeve të fundit reshjet do të ketë në vazhdimësi, por me ndërprerje.
“Vendi ynë vazhdon të jetë nën ndikimin e reshjeve edhe sot dhe nesër paradite pak, ndërpriten për dy ditë dhe më pas prapë do të ketë reshje, mirëpo këto temperatura nuk do të përsëritën”, ka thënë ai.
Ndryshe, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius.