Reshjet e vazhdueshme të borës kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugët e Kosovës.
Shumë prej tyre janë bllokuar, sidomos ato rurale, e gjatë ditës nuk kanë munguar as aksidentet.
Në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Komoran, ka ndodhur një aksident mes tri veturave. Sipas Policisë, deri te ky aksident ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, raporton KTV.
Referuar të reshurave të borës, paraqitjes së vështirësive në trafik, zvogëlimit të dukshmërisë gjatë ngasjes, Policia e Kosovës ka kërkuar kujdes të shtuar.
Përveç rrugëve që vazhdojnë të jenë vështirë të kalueshme, vonesa ka pasur edhe në fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, megjithatë ai vazhdon të jetë i hapur për aterrim.
Krasniqi ka potencuar se, nëse reshjet do të vazhdojnë me një intensitet të tillë, mund të ketë probleme në dukshmërinë e aterrimeve.