Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë nuk kanë nevojë për vendime dhe qëndrime populiste, por për vendime dhe qëndrime realiste tha Flamur Hyseni profesor universitar.
Duke komentuar vendimin e Edi Ramës, profesori universitar Flamur Hyseni tha se raportet e Shqipërisë me Kosovën nga përvoja sportive (futbolli), është dashtë dhe duhet të na shërbejnë në vazhdimësi, për të mos gabuar në përpjekjet e vërteta për të ndërtuar raporte politike reale. “Qeveria e Shqipërisë, para se të mundohet të krijojë përshtypjen se në Qeveri po e përfaqëson edhe Kosovën, duhet ta ketë të kjartë se, Kosova është shtet dhe shteti në shtetin tjetër përfaqësohet me ambasador, jo me ministra. Çdo kush mund të ushtrojë pozitë të caktuar nën vartësi të të parit të ekzekutivit, kjo nuk e paraqet përfaqësimin e askujt, por paraqet një zyrtarë/teknokrat i cili është i punësuar me afat për të kryer detyra administrative. Për mos kryerjen e detyrave, për të jep llogari i pari i ekzekutivit para legjislativit – përfaqësuesve të popullit” thotë Hyseni.
Sipas tij shkarkimi dhe emërimi i ministrave në kushte normale nuk do të duhej të paraqiste lajm, por vetëm njoftim në web.
”Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë nuk kanë nevojë për vendime dhe qëndrime populiste, por për vendime dhe qëndrime realiste” tha Flamur Hyseni profesor universitar./rajonipress/