I përkrahi mësimdhënësit dhe SBASHK-un
Më së shumti, ama më së shumti, më dhimbsen nxënësit e fëmijët tanë, të cilët i bartin pasojat e politikanëve të këqinj, të cilët nuk marrin parasysh kërkesat që nga fillimi të SBASHK-ut, për rritjen me të drejtë të koeficientit të pagës për mësimdhënësit.
Ne si deputete dhe pjesë e Komisionit Parlamentar për këtë fushë, kemi bashkëpunuar me SBASHK-un, kemi kërkuar ndryshimin e projektligjit përkatës, por fatkeqësisht nuk është marrë parasysh.
Prandaj, greva e paralajmëruar nga SBASHK-u dhe mësimdhënësit, fatkeqësisht e rëndë për procesin mësimor dhe vetë nxënësit, por faji e bart Qeveria e Kosovës! Unë i përkrahi mësimdhënësit, nxënësit dhe SBASHK-un!