Shkruan: Drita Kallaba
Ministria e Arsimit të reflektojë në përmbushjen e kërkesave të mësimdhënësve sa më shpejtë.
Në takimin e mbajtur sot 13.01.2019 të K.P.K të Gjilanit doli me këtë komunikatë rreth grevës së thirrur nga SBASHK-u .
Jemi të shqetësuar rreth gjendjes së krijuar në Arsimit Parauniversitar në Kosovë .Andaj ftojmë Ministrinë e Arsimit që të reflektojë në përmbushjen e kërkesave të mësimdhënësve sa më shpejtë që është e mundur, që pasojat të jenë sa më të vogla .Edhe ne si prindër duhet të sakrifikojmë sot , që të kemi nesër , kjo arrihet vetëm atëherë kur identiteti dhe mirëqenia e mësimdhënësve të fëmijëve tanë është në nivel të duhur.
Të kërkosh duhet edhe të japësh, andaj të vlerësojmë për të na dhënë vlera .