Në Kosovë sot ka filluar greva e përgjithshme e SBASHK-ut dhe sipas paralajmërimeve kësaj greve iu kanë bashkuar të gjitha shkollat e Kosovës.
Por, përveç shkollave grevës i janë bashkuar edhe Universitetet.
Sipas disa studentëve, kësaj greve i është bashkuar edhe fakulteti Ekonomik në Prishtinë, duke dërguar edhe pamje nga ky fakultet, ku shihet një letër me mbishkrimin “Grevë”
Të njëjtit për Indeksonline thonë se një numër i madh i studentëve po presin për të kryer shërbime pranë administratës, përderisa nuk po mbahen as ligjërata.
Grevës i është bashkuar edhe fakulteti i Gjeografisë në UP.
Ndryshe, duhet cekur se SBASHK ka kërkuar të bëhet korrigjimi i koeficienteve 30 për qind.