Komuna e Gjilanit, pas reshjeve të shumëta të borës, në mënyrë permanente po i pastron rrugët dhe trotuaret.
Deri tani, edhe në zonat e thella malore të gjitha rrugët janë të hapura dhe të kalueshme dhe nuk ka pasur asnjë ankesë nga ana e qytetarëve.
Komuna e Gjilanit e ka për obligim që t’u dalë në ndihmë qytetarëve 24 orë pandërprerë dhe këtë po e bën me të gjitha kapacitetet, pa u marrë fare me improvizimet e një pjese të opozitës.
Komuna e Gjilanit njofton qytetarët që për çdo problem që eventualisht mund të hasin të kontaktojnë numrat kujdestarë: +383 44 234 007 dhe +383 45 540 803.