Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka pranuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë kërkesë zyrtare për pezullimin e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës.
“Qëndrimi i departamentit vjen përmes ambasadorit. Ne nuk kemi drejt. Po, është kërkesë. Sot do ta kishim pezulluar po ta kishim një kontratë për marrëveshje. Pa pas marrëveshje gjithëpërfshirëse, nuk ka lëvizje”, ka deklaruar ai.
Deri në vitin 2022. Bashkimi Evropian duhet ta dijë se nëse nuk futemi në BE dy vendet, atëherë s’është zgjidh çështja e Ballkanit. Ne kemi nevojë për njohje nga Serbia.
Ndryshe, shefi i ekzekutivit ka thënë se letra e publikuar në media, në emër të SHBA-së, nuk mund të merret edhe aq seriozisht. E vetmja derë e Amerikës në Kosovë, sipas Haradinajt, është ambasada e SHBA-së në Prishtinë, reskektivisht diplomati Philim Kosnet.