Procesi i brendshëm zgjedhor i degës së PDK-së në Gjilan, ndodhet kah fundi i fazës përgatitore për organizimin e kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegë.
Në këtë kuadër, nëngrupet e Komisionit për Organizimin e Zgjedhjeve Lokale dhe ato të Grupit Strategjik, po mbajnë takime intenzive konsultative dhe informuese me strukuturat e nëndegëve për tu organizuar sa më mirë duke mos lënë anash asnjë që është i interesuar të bashkëngjitet në këtë proces të rregullt zgjedhor të Degës së PDK-së në Gjilan.
Përkundër disa paknaqësive të shprehura në këto takime me aktivistët e nëndegëve, ata megjithatë kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe vullnetin për të vazhduar me PDK-në, për ta forcuar dhe konsoliduar atë, të vetëdijshëm se vetëm një PDK e konsoliduar, mund t’ia kthej imazhin Gjilanit.
Sipas agjendës së Komisionit Zgjedhor të degës, takimet e kësaj natyreje, sot përfundojnë me nëndegët e qytetit për të vazhduar pastaj më ato të fshatrave.
Në këtë vazhdë, kryetarët e nëndegëve kanë marrë përgjegjësi që bashkë me strukturat aktuale, të punojnë në terren për ta hulumtuar dhe identifikuar potencialin politik, intelektual e kombëtar, që ka gjithë andej shtrierjes së PDK-së, në komunën e Gjilanit.
Sipas dinamikës së paraparë të agjendës zgjedhore, organizimi i kuvendeve zgjedhore të nëndegëve do të fillojë në pjesën e parë të muajit shkurt.
“Dekada e Re” është platformë e të gjithëve dhe e vetmja alternativë për mobilizimin politik, intelektual e kombëtar të të gjithëve që me idetë e tyre progresive, për besim, zhvillim dhe integrim duan të ndihmojnë për të sjellë ndryshime të mëdha në qytetin tonë dhe në vend, në përgjithësi.
Për Komisionin për Organizimin e Zgjedhjeve
të degës së PDK në Gjilan – Erlehta Osmani & Shefik Surdulli