Një person është arrestuar në Viti pasi gjatë një ahengu ka plagosur një dasmor nga të shtënat me armë.
I plagosuri është dërguar në spital të enjten dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë dhe një fishek. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.