Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar për tenderin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit për të blerë prodhime të Serbisë, për t’i furnizuar disa institucione.
Në tender, ndër të tjerash, përmenden edhe emrat e prodhuesve serbë, si “Plazma” e “EuroKrem”, edhe pse kjo ndalohet me Ligjin për Prokurim Publik.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se tashmë ka kërkuar nga institucionet që të gjenden personat përgjegjës.
“Jemi në pritje të qartësimit të problemit dhe identifikimit të personave përgjegjës, ndaj të cilëve menjëherë do të fillohet procedura në përputhje me ligjet në fuqi”, ka thënë Haradinaj.