Humanisti i madh shqiptar, Halil Kastrati, i cili është edhe drejtues i Shoqatës Humanitare “Jetimët e Ballkanit”, ka thënë sonte se më 17 shkurt, ditën e shënimit të pavarësisë së Kosovës, do t’i dhurojnë 17 banesa të reja për familjet në nevojë.
Ajo këto deklarata i ka bërë në emisionin ‘Oksigjen’,
Sipas tij, edhe kryefamiljarëve që ua kanë dhuruar më herët shtëpia, i kanë futur punë dhe iu kanë gjetur mundësi financimi duke punuar, transmeton Ballkani.info.
Kurse, ata që janë jetimë, ua kanë lidhur rrogën mujore.
Të kujtojmë se vetëm vitin e kaluar, Halil Kastrati i ka bërë me shtëpi mijëra shqiptarë në nevojë, shumicën në Kosovë, por edhe në trojet tjera shqiptare. /Ballkani.info/