Më 19 janar 2019, në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë u mbajt Kampionati i Kosovës në Karate për kadetë, juniorë dhe për seniorë. Në këtë kampionat Klubi i Karatesë “Drita” mori pjesë me 7 garuesë në kategorinë kumite-lufta. Të gjithë karateistët treguan paraqitje të shkëlqyer, ku nga ky kampionat dolën 5 kampionë dhe 3 nënkampionë të Kosovës. Kampionë të Kosovës në karate për vitin 2019 u shpallën,
Endrit Beka, junior, kumite, -55 kg
Vesa Ibrahimi, juniore, kumite, – 59 kg
Shpresim Shabani, U21, kumite, – 67 kg
Benjamin Shabani, U21, kumite, – 75 kg dhe
Elhami Shabani, senior, kumite, – 75 kg
Nënkampionë të Kosovës për vitin 2019 u shpallën:
Medina Salihu, kadete, kumite, – 54 kg
Edisa Beka, juniore, kumite, – 53 kg dhe
Benjamin Shabani, kumite, senior, – 75 kg
Bordi i klubit i falënderon kryetrajnerin Blerim Hajdarin dhe trajneret Elhami Shabanin dhe Albiona Asllanin për angazhimin e tyre pa të cilin angazhim nuk do të ishin arritur këto rezultate kulmore. Bordi po ashtu përshëndet edhe performancën dhe angazhimin të cilën treguan garuesit si dhe falënderojnë prindërit për kontributin që japin në vazhdimësi. Nuk kemi tjetër çka të shtojmë veçse TRADITA VAZHDON.