Dy ardhjet e reja në skuadrën e Gjilanit, Kushtrim Shabani dhe Fiton Hajdari,në një prononcim për faqën e klubit, u shprehën mjaftë të lumtur për aventurën e tyre të re në skuadrën e Gjilanit.
-Shabani dhe Hajdari, dy përforcimet e djeshme kanë rritur numrin në 5 të trasnferimeve gjatë këtij afati kalimtar në ekipin e Gjilanit.Mesfushori dhe Sulmueri nga Podujeva kanë rritur cilësitë brenda skuadrës, ku më parë ata kishin dëshmuar cilësitë e tyre futbollistike në kampionatin tonë.
-Fiton Hajdari i cili ishte shpallur kampion i Kosovës me ish skuadrën e tijë, Trepçën 89, u shpreh mjaft i lumtur me kalimin në skuadrën e Gjilanit.Ai tha se projekti i Gjianit dhe dëshira për të luajtur para “Skifterave” e bindën atë të transferohet në skuadrën tonë.
“Jam i lumtur që kam arritur marrëveshje me Gjilain, i cili është një klub mjaft serioz dhe me një projekt shumë ambicioz më kanë bindur që të transferohem këtu,gjithashtu edhe tifozëria e Gjilanit, “Skifterat”, tha sulmuesi i krahut, Fiton Hajdari.
-Kushtrim Shabani, i cili luan pozitën e mesfushorit dhe gjithashtu ishte pjesë e reprezentacionit të Kosovës për grupmoshat U-21,tha se në Gjian erdhi duke parë seriozitetin dhe ambiciet e klubit, të cilat e bindën atë të shijoj aventurën e tijë në Gjian.
“Gjilani është një klub mjaftë serioz dhe ka ambicie të mëdha me një projekt fantastik, prandaj nuk ishte e vështir të bëja zgjedhjen time, se ku ta vazhdoj karrierën.Gjithashtu dua ti falëmnderoi tifozët për mikpritjen, dhe shpresoi që së bashku me ta të fitojmë shumë “beteja” “u shpreh mesfushori, Kushtrim Shabani.
-Kujtojmë se Gjilani nesër udhëton drejt Shqipërisë ku do ta vazhdoj fazën përgaditore.Ekspeditës së Gjilanit do ti bashkangjitën edhe dyshja nga Podujeva.