Gjatë homazheve në varrin e ish-presdentit, Ibrahim Rugava, në 13 vjetorin e vdekjes së tij, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se ai beson shumë në kulturën dhe ideologjinë që e ka lënë pas Rugova.
“Sot bëmë homazhe si çdo herë tek vendi ku prehet në paqe presidenti i parë dhe themeluesi i Republikës sonë. 13 vjetori shënon edhe këtë vit mungesën aq të madhe në politikë jo vetëm të Republikës sonë në përgjithësi, besoj shumë që në kulturën e tij dhe në ideologjinë që e la trashëgim pas”, ka thënë Haziri.
Më tej ai ka shtuar se do të vazhdojnë që të formojnë unitet, bashkërenditje, të ndërtojnë butësi dhe urtësi në zgjedhjen e të gjitha problemeve që i ka Kosova.
Siç është zgjidhja e protestave që e kanë kapluar, largimin dhe eliminimin e arrogancës politike që e kanë bërë veti politikanët në Kosovë e deri të ruajtja e shtetit, ndërtimi i institucioneve funksionale dhe në shërbim të Republikës”, ka përfunduar Haziri.