Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që mësimdhënësit t’i kthehen orëve të mësimit, në të kundërtën, e gjitha sezona e verës mund t’ju shkojë duke dhënë mësim për orët e humubra.
Këto deklarata i pari i ekzkeutivit i ka bërë në një konfernecë për media, pas mbledhjes së Qeverisë.
“Greva është e drejtë e të gjithëve. Oferta nuk është e imja por e Kosovës. Kosova e ka respektuar mësuesit, arsimtarët dhe në tanësi. Është rritje substanciale. Kërkesa ime është si kryetar qeverie, si një prind, sepse po marrim shumë porosi që të rikthehet procesi mësimor që mos t’i hupim kohë fëmijëve. Po japin këshilla plot të tjerë. Por rritja është e konfirmume. Do të ishte mjaft racionale që nesër. Duhet me u komenzu. Nuk duhet ta hupni verën që ti kompensojnë orët”, ka deklaruar ai.