Në takimin e mbajtur sot 23.01.2019 KKP-ja e Gjilanit doli me këtë qëndrim :
Jemi të shqetësuar për humbjen e mësimit ,por edhe më të shqetësuar për qëndrimin indiferent nga ana e Qeverisë rreth rangimit të koeficientit të mësimdhënësve.Në të njëjtën kohë KKP e Gjilanit janë shumë të irrituar me deklaratat dhe debatet të zhvilluara në mediat publike të kryetarit të këshillit të prindërve të Kosovës ,Ymret Reshitaj .
Kryetari në fjalë nuk e ka mbështetjen e KKP-së së Gjilanit ngaçë nuk ka marrë menidimin tonë.Ne mendojmë ndryshe nga ai , sepse mospërfillja, injorimi që iu bëhet mësimdhënësve tanë është shpërfillje e gjithë neve prindërve, pasi që ata janë prindër të dytë të fëmijëve tanë.
Ne konsiderojmë se mirëqenia dhe vlerësimi i drejtë i mësimdhënësve , reflekton drejtëpërdrejtë në sukses dhe cilësi tek fëmijët tanë. Andaj apelojmë te të gjitha organet përgjegjëse që të reflektojnë sa me shpejtë që është e mundur në mënyrë që të fillojë mësimi.
Poashtu të gjithë prindërit e Kosovës i lusim që të e ruajmë pishtarin e dijes , se nga ata është formuar shteti, falë tyre ne sot e kemi pushtuar botën me suksese të njëpasnjëshme .
Ta lëmë politike në një anë , sepse politika pa dije të qon drejtë humnerës.
Të punojmë bashkë duke i dhënë arsimit vendin e merituar ne shtetin tonë , që shteti ynë të arrijë vendin e merituar në botë.