Tri vjet nga vdekja e Sabrije Fazliut, e cila dyshohet se erdhi pas ndërrimit të gjakut në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, drejtësia ende nuk e ka dhënë fjalën e saj. Gjendja shëndetësore e Sabrijes ishte përkeqësuar shumë pasi kishte filluar të merrte dozën e parë të gjakut pas një intervenimi kirurgjik.
Familja e të ndjerës kishte bërë kallëzim penal pasi dyshuan se shkaku i vdekjes është ndërrimi i gjakut, ndërsa kishin akuzuar mjekët për neglizhencë ndaj saj.
Në tre vjetorin e vdekjes, Sabrijen e ka përkujtuar mbesa e saj Zana Avdiu. Ajo ka shkruar se në përvjetorin e saj të vdekjes po heshtin të gjithë. “Të gjithë po heshin, ata që të vranë dhe ata që janë dëshmtiarë. Nuk po heshtin vetëm mjekët, po heshtë edhe drejtësia. Po heshin prokurorë e gjykatës”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
Sot u bene 3 vjet qe u nda nga jeta tezja Sabrie
Tezja Sabrie, 3 vjetori i vdekjes tende, a e din si i gjene ata qe te morren jeten? I gjene ne greva, duke kerkuar rritje pagash, ani pse shumica e pacienteve trajtohen si ti, por fatmiresisht jo te gjithve u kushton me jete.
Sot, ne 3 vjetorin tend te vdekjes, te gjithe po heshtin, ata qe te vrane dhe ata qe jane deshmitare. Nuk po heshtin vetem mjeket, po heshte edhe drejtesia. Po heshtin prokurore e gjykates. Po heshtin medje edhe mediat, sot po heshtin te gjithe!
Tezja Sabrie, nuk eshte vetem rasti yt, por edhe i shume te tjerave, qe vdiqen nga moskujdesi e trajtimi i keq, brenda hapesirave te gjineokologjiise. Por, edhe per ato po heshtin! Po heshtin sepse, pushteti i mjekeve eshte shume i madh.
Tezja Sabrie, perkunder te gjithave, ne nuk do te ndalemi se kerkuari drejtesi per ty, sepse ajo drejtesi gjithsesi do te vije nje dite!
(Per te gjithe ata qe nuk e dine per rastin: tezja Sabrie ka vdeke si pasoje e dhenies qe gjakut gabim, nderrimin e grupit te gjakut. Por, kjo kish munde te mos jete fatale per tezen, po nese mjeket do te nderhynin me kohe. Tezes nuk i eshte dhene ndihma per disa ore, deri ne renien e saj ne kome, kur pastaj ishte teper vone. Intervenimi nga mjeku nuk ka ardhe, edhe perkunder thirrjeve te vazhdueshme nga familjaret).
Prehu ne paqe, engjell i bukur! ????/botasot/