Kanë filluar homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës, për nderë të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, i cili humbi jetën dje nga një ortek bore në Brezovicë.
Të pranishëm në këto homazhe është babai i Arianit, Nexhat Daci dhe familjarët e tjerë të tij, të cilët po presin një numër të madh të qytetarëve që kanë filluar të bëjnë homazhe.
Ndryshe, Arian Daci, humbi jetën gjatë ditës së djeshme derisa ishte duke skijuar duke u goditur nga një ortek bore.
Së bashku me Dacin ishte edhe një shok i tij, i cili ka mbetur i lënduar.