Të shtunën në mbrëmje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, pas një mosmarrëveshje të mëhershme, katër të dyshuar meshkuj shqiptarë janë takuar në një kafiteri ku janë rrahur në mes vete.
Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Gjilan. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit tre të dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin policor.