Sindikata e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë se Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë së Kosovës ( SPPBIDMGJK) ka njoftuar se do t’i bashkohet shërbyesve civil në vend dhe do të hyjë nesër në grevë njëorëshe duke filluar nga 10.00 deri në 11.00.
Kjo sindikatë ka shprehur shqetësimet lidhur me Draft Ligjin e Pagave dhe njëherit njofton se edhe përkundër përpjekjeve dhe presioneve të deritanishme në organeve kompetente që pozita e këtyre punëtorëve të avancohet në draft Ligjin e Pagave, akoma të njëjtit vazhdojnë të mbesin në pozitën me të ulët të paraparë në Shtojcën 1 të këtij Ligji dhe koeficienti i paraparë për pagesën e këtyre punëtorëve është tejet diskriminues karshi detyrave të punës që kanë këta punëtorë.
“Si Sindikatë e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë se Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë së Kosovës, bëjmë thirrje që të gjithë anëtarët e kësaj sindikatë t’i bashkëngjiten veprimeve sindikale të shërbyesve civil dhe njëherit kërkon nga organet kompetente që çështjet e adresuara të zgjidhen sa më shpejtë”.