Qeveria ka marrë vendim të ndajë një shumë prej 15 mije euro për familjen e zëvendësministrit Arian Daci, që vdiq të shtunën.
Vendimin për ndarjen e mjeteve për Arian Dacin u mor pas propozimit të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe u aprovua nga ministrat.
Arian Daci, djali i ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci ndërroi jetë të shtunën në Brezovicë. Ai derisa po skijonte jashtë pistës së skijimit u zu nga ortek i borës.
Zëvendësministri i Diasporës u varros mesditën e së dielës me ceremoni shtetërore.
Katërdhjetë vjecari la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.