Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka kërkuar që vendimi i Qeverisë për taksen 100% ndaj produkteve të Serbisë të shndërrohet në Ligj.
Vendimi duhet të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm, shkruan Demaliaj në facebook, njofton Klan Kosova.
”Vendimi i Qeverisë për Taksën % ndaj Mallërave të Serbisë duhet të shëndërrohet në Ligj dhe të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm..!!
P.S.
Këtë gjë e ka bërë dhe Izraeli ndaj mallërave Gjermane për shkak të veprimeve Naziste të luftës së dytë botërore.!!
Jo taksë por asnji produkt nga Gjermania nuk hynë në Izrael”, shkruan ai, njofton Klan Kosova.