Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri, ka thënë para Kryesisë së sindikatës se ndryshimet e fundit në projektligjin për paga janë përafërsisht të njëjta me ofertën e Qeverisë.
Për këtë, sipas tij, nuk mund ta pranojnë projektligjin për paga.
“Janë dy mundësi: ose të tërhiqet projektligji dhe të qetësohet situata aktuale, ose që deputetët në seancë ta bëjnë një ngritje të koeficienteve, zgjidhje tjetër nuk ka”, ka thënë Ymeri, raporton “Koha Ditore”.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se kërkesa e tyre mbetet e njëjtë: 30% ngritje të koeficienteve në Projektligjin për paga.
Ai u ka kërkuar përfaqësuesve të sindikatës nga komunat e Kosovës që të deklarohen një nga një nëse janë për vazhdim të grevës.