Kryetari i Nismës Socialdemokrate për Gjilanin, Bajram Hasani sot është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Takimi mes Hasanit dhe Kurtit është zhvilluar në njërën nga kafenetë e kryeqytetit.Lajmi.net mëson se në këtë takim është diskutuar për kalimin e Nismës Socialdemokrate me degë në Gjilan, në Vetëvendosje.
Theksojmë se Hasani ishte ministër i Tregtisë dhe Industrisë në fillim të mandatit të qeverisë Haradinaj.Ai u shkarkua me kërkesë të partisë së tij./lajmi.net/
Foto nga takimi;