Para pak çastesh ka përfunduar takimi mes liderëve të koalicionit, të cilët sërish sonte janë takuar në presidencë. Njësoj sikur mbrëmjen e kaluar asnjëri prej tyre nuk janë deklaruar për media, pavarësisht pritjeve të gazetarëve pranë Kuvendit.
Në takim kanë marrë pjesë Presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj ndërsa sonte nga takimi është parë të dalë edhe bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti, shkruan Insajderi.
Një takim mes tyre është mbajtur edhe mbrëmë, ndërsa nuk është bërë ende e qartë për kundërshtimet mes tyre. Gjatë ditës së sotme po ashtu është zhvilluar një takim me ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, për të cilin raportohet se në shenjë pakënaqësie ka lëshuar takimin.
Kujtojmë se çështja e taksës është arsyeja kryesore e takimeve mes liderëve të vendit. Si dhe po ashtu kërcënimeve të SHBA-ve me prishje të raporteve mes Kosovës dhe SHBA-ve, nëse vendi ynë nuk heqë taksën ndaj Serbisë e Bosnje Hercegovinës./Insajderi.com