Pas tri jave grevë, të hënën fillon mësimi.
Kështu ka njoftuar, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i cili ka uruar mësimdhënësit dhe nxënësit.
Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur! Mësimi fillon të hënën”, ka shkruar Veseli.
Në këtë foto, shihet se edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë pjesë e takimit me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari.