Krytari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryeministri Haradinaj, kanë thënë se mësimi në shkollat e Kosovës do të fillon të hënën.
Por në anën tjetër, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës(SBASHK), e ka demantuar lajmin se kjo sindikatë ka arritur marrëveshje ndërprerjen e grevës.
Nënkryetarja e SBASHK, Vjollca Shala ka thënë se akoma nuk ka marrëveshje mes tyre dhe qeverisë.
“Për momentin akoma nuk është arritur marrëveshja, në momentin që arrihet marrëveshja atëherë SBASHK-u del me komunikatë me Këshillin drejtues si organi më i lartë i SBASHK-ut për hapat e mëtejshëm”, tha ajo për kallxo.com
Shala nuk e ka komentuar postimin e Veselit, por e konfirmoi se janë në bisedime me zyrtarë qeveritar.