Futbolli kosovar, përkatësisht KF Kika e Hogoshtit, ka një tifoz të veçantë.
Gjermani Farsang Carlo është tifoz i veçantë i klubit nga Kamenica.
I “ngazëllyer” me stadiumin dhe Kikën, ai kishte parë një ndeshje të vitit të kaluar, por momentet që kaloi dëshiron t’i përsërit edhe këtë muaj, në ndeshjen shumë të rëndësishme të hogoshtasve.
“Stadiumi i Kikës ka pamje të mahnitshme, është stadium i madh, ka njerëz miqësor në fshat. Unë dhe vajza ime kemi qëndruar atje 4 orë, dhe kemi pasur përvojë pozitive, ku njerëzit aty na kanë prit shumë mirë, kjo është arsyeja që do të vij prapë në Hogosht për ta parë Kikën”, ka thënë ai, shkruan faqja zyrtare e Kikës.
Farsang Carlo, do të vij prapë për ta parë Kikën, në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, që zhvillohet me 9 ose 10 shkurt me Ballkanin.
Farsang Carlo deri më tani i ka shikuar mbi 2000 mijë ndeshje të futbollit në 127 shtete të ndryshme.