Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar nxënësit mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.
Gjatë takimit me drejtorët e shkollave fillore, të mesme dhe institucioneve parashkollore, u konfirmua se gjithçka është gati për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të mësimit.
“Uroj nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e mësimit në gjysmëvjetorin e dytë, duke shpresuar shumë që sukseset e fëmijëve dhe të shkollave në përgjithësi në Komunën tonë të jenë gjithnjë më të larta. Kërkohet një angazhim i përbashkët nga mësimdhënësit dhe prindërit, që të kemi nxënës të suksesshëm”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.
\Përndryshe, në shkollat e Gjilanit, përpos në gjuhën shqipe, mësimi zhvillohet edhe në gjuhën serbe, turke e rome.