Një i mitur është arrestuar në rrugën “Ramiz Cernica” të Gjilanit, pasi ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 14-vjeçare.
Sipas raportit të policisë, bëhet fjalë për një rast të raportuar në tetor të vitit 2018.
I dyshuari pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është dërguar për 24 orë në qendrën e mbajtjes.
Në raportin e policisë vepra cilësohet si “keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç”.