Një përleshje fizike ka ndodhur të mërkurën, mes gjashtë meshkujve shqiptarë në Gjilan.
Si pasojë lëndime ka pësuar viktima femër shqiptare, e cila sipas raportit të Policisë së Kosovës, është dërguar për trajtim mjekësor, njofton Klan Kosova.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Përleshja fizike e gjashtë meshkujve të dyshuar sipas policisë ndodhi pas një mosmarrëveshje që të njëjtit kishin mes vete.